Ndërlidhjet

BAGDAD


Të paktën 47 njerëz u vranë dhe mbi 50 u plagosën nga shpërthimi i një autobombe para një qendre rekrutimi në Bagdad.
Zyrtarët e ushtrisë amerikane thanë se sulmuesi e aktivizoi makinën me rreth 230 kg eksploziv në afërsi të qindra kandidatëve, që pritnin për t'u rekrutuar.
Kryengritësit kanë bërë të ditur se sulmet si ai sotmi, i kanë në shënjestër bashkëpunëtorët e amerikanëve.
Gjeneral brigade Mark Kimmit tha se koalicioni pret shkallëzim të mëtejmë të dhunës para bartjes së pushtetit tek irakienët në Qershor.
"Këtë e kemi parashikuar, dhe sa më shumë që afrohet afati i qeverisjes së irakienëve dhe bartjes së sovranitetit, dhuna do të kulmojë. Por jemi të përgatitur dhe kemi demonstruar se shumë sulme i kemi parandaluar", tha gjenerali Kimmit.
XS
SM
MD
LG