Ndërlidhjet

logo-print

PRAGË


Kina sot ka deklaruar përkrahje për ftesën e presidentit amerikan George Bush për ndaljen e trafikimit të paligjshëm të armatimit, duke thënë se ka interesa të përbashkët me Uashingtonin në luftimin e përhapjes së armatimit për shkatërrim në masë. Këto komente i ka bërë në Pekin, zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Zhang Qiyue. Japonia poashtu ka mirëpritur fjalimin e George Bushit lidhur me nxitjen e bashkëpunimit global në ndaljen e zgjerimit të armatimit për shkatërrim në masë. Pasi shprehet pajtueshmëri me fjalimin e presidentit Bush, në një kumtesë të Mohamed ElBaradei nga Agjencia Ndërkombëtare për energji atomike, me seli në Vjenë, ftohet bashkësia ndërkombëtare që urgjentisht të angazhohet për masa që e forcojnë regjimin e mos-zgjerimit dhe sistemin e sigurisë ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG