Ndërlidhjet

PRAGË


Kina e mbështeti thirrjen e presidentit amerikan për ndaljen e trafikimit të paligjshëm të armatimit, duke thënë se ka interesa të përbashkët me Uashingtonin në luftimin e përhapjes së armatimit për shkatërrim në masë.Japonia poashtu e mirëpriti fjalimin e George Bushit lidhur me nxitjen e bashkëpunimit global në ndaljen e zgjerimit të armatimit për shkatërrim në masë. Pasi shprehu pajtueshmëri me fjalimin e presidentit Bush, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare Bërthamore Mohamed El-Baradei e ftoi bashkësinë ndërkombëtare urgjentisht të angazhohet për masa që e forcojnë regjimin e mos-zgjerimit dhe sistemin e sigurisë ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG