Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit për cështje praktike mund të zhvillohet në Shkup. Rexhepi ka sqaruar se Shkupi është propozimi i tij, por ka shtuar se qeveria e Kosovës nuk do të bllokojë procesin e dialogut. Dialogu është një nga standardet që duhet të plotësojë Kosova përpara fillimit të diskutimeve për statusin përfundimtar.
PRISHTINË
Privatizimi duhet të vazhdojë menjëherë, ka deklaruar kreu i USAID-it në Kosovë, Dale Pfeiffer. Më tej ai ka shtuar se agjencia që ai drejton nuk pajtohet me shumë nga propozimet e reja të menaxherëve të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit për privatizimin. Shefi i USAID-it Dale Pfeiffer më tej ka deklaruar se amerikanët do të tërhiqen nga Kosova atëherë kur ajo do të mund të qëndrojë në këmbët e veta.
BAGDAD
I dërguari i Kombeve të Bashkuara në Irak, Lakhdar Brahimi, tha se zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejt që të jetë e mundur, por nuk duhet të kufizohen nga afate kohore.
Më tej, Brahimi ka shtuar se organizimi i zgjedhjeve është një proces i komplikuar, i cili kërkon zgjidhjen e një morrie problemesh politike dhe teknike.
"Pjesa më e rëndësishme që duhet përmbushur përpara se të filloni të flisni për një datë zgjedhjesh është korniza ligjore. Janë disa pyetje shumë të thjeshta për të cilat njerëzit duket se nuk mendojnë. Pyetje të tilla janë "Kë doni të zgjidhni dhe cfarë sistemi zgjedhor dëshironi", ka deklaruar Brahimi gjatë një konference shtypi sot në Bagdad.
Më tej Brahimi ka tërhequr vëmendjen e irakianëve për rreziqet e mundshme të një lufte civile ne vend, derisa ata përpiqen të vendosin një qeveri sovrane.
XS
SM
MD
LG