Ndërlidhjet

BAGDAD


Burimet ushtarake amerikane kanë bërë të ditur se një ushtar është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në perëndim të Bagdadit.
Ky incident erdhi pas sulmit të djeshëm, ku automjeti i komandantit të forcave amerikane për Lindjen e Mesme, John Abizaid, u qëllua me granata.
Në të tjera zhvillime, qeveria e Koresë së Jugut do të dërgojë 3 mijë trupa në Irak deri në fund të prillit. Kjo e shndërron Seulin zyrtar në kontribuesin e tretë në Irak, pas Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe.
XS
SM
MD
LG