Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit për cështje praktike mund të zhvillohet në Shkup. Rexhepi ka sqaruar se Shkupi është propozimi i tij, por ka shtuar se qeveria e Kosovës nuk do të bllokojë procesin e dialogut. Dialogu është një nga standardet që duhet të plotësojë Kosova përpara fillimit të diskutimeve për statusin përfundimtar.
PRISHTINË
Privatizimi duhet të vazhdojë menjëherë, ka deklaruar kreu i USAID-it në Kosovë, Dale Pfeiffer. Më tej ai ka shtuar se agjencia që ai drejton nuk pajtohet me shumë nga propozimet e reja të menaxherëve të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit për privatizimin. Shefi i USAID-it, Dale Pfeiffer, më tej ka deklaruar se amerikanët do të tërhiqen nga Kosova atëherë kur ajo do të mund të qëndrojë në këmbët e veta.
SHKUP
Parlamenti i Maqedonisë ka mbështetur kërkesën zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 85 deputetët, që ishin të pranishëm në seancë, votuan në favor të dokumentit, i cili e vlerëson anëtarësimin në Bashkimin Evropian, si "qëllim strategjik" për Maqedoninë. Brukseli zyrtar nga ana e tij e ka kushtëzuar anëtarësimin e Maqedonisë me zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit.
KOMBET E BASHKUARA
Udhëheqësit e Qipros turke dhe asaj greke, me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara, janë pranë arritjes së marrëveshjes, që do të mundësojë bashkimin e ishullit, pas 30 vitesh ndarje.
Palët synojnë të arrijnë marrëveshje përpara hyrjes në Bashkimin Evropian të Qipros greke, në 1 majin e ardhshëm.
Me këtë rast kreu i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan tha:
"Nëse të gjitha palët e përfshira tregojnë të njëjtën kurajë dhe vullnet të mirë, edhe në tre muajt e ardhshëm, ashtu sic kanë bërë tre ditët e fundit, mendoj se janë mundësitë reale për ribashkimin e Qipros para 1 majit."
XS
SM
MD
LG