Ndërlidhjet

UASHINGTON


Gjenerali në pension Wesley Clark ka shprehur mbështetjen e tij për senatorin John Kerry, në garën për përzgjedhjen e kandidatit presidencial brenda demokratëve.
Clark, i cili u tërhoq nga gara të mërkurën, deklaroi:
"John Kerry është udhëheqësi, i cili i nevojitet partisë dhe vendit tonë për shekullin e 21-të. Për këtë arsye unë jam krenar të qëndroj pas tij dhe t'i japë mbështetjen time për president të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara."
XS
SM
MD
LG