Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Ivan Rybkin, kandidati në zgjedhjet presidenciale ruse, ka deklaruar se do ta vazhdojë fushatën nga Londra dhe se nuk do të kthehet në Rusi para 14 marsit, ditës së zgjedhjeve.
Rybkin, gjatë një konference për shtyp, ka deklaruar se udhëtoi drejt Kievit për t'u takuar me udhëheqësin cecen Asllan Maskhadov. Në kryeqytetin ukrainas, Rybkin tha se ishte droguar, derisa kur kishte rifituar normalitetin u përball me një videokasetë, e cila sipas Rybkin ishte perverse.
Rybkin tha se ajo që ndodhi në Kiev dëshmon se politika ruse "është lojë pa rregulla".
XS
SM
MD
LG