Ndërlidhjet

logo-print

MAJAMI – FLORIDA


Personat që gjenden në bazën ushtarake të Guantanaomos, të cilët mbahen atje nën dyshimin se kanë kryer aktivitete terroriste, do të kenë të drejtën e studimit të dosjes së tyre nga ekipe ekspertësh.
Këtë e bëri të ditur dje në Florida Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld.
Rumsfeld nuk dha më shumë detaje mbi mënyrën se si do të studioeshin rastet në fjalë, por theksoi se Shtetet e Bashkuara do të mund të mbajnë të ndaluarit për aq kohë sa është e nevojshme.
"Mos harroni se ata që gjenden në Guantanamo, janë atje jo se kanë vjedhur ndonjë automjet apo kanë grabitur ndonjë bankë. Ata nuk janë kriminelë të rëndomtë. Ata janë armiq të kapur në fushën e betejës dhe terroristë, të cilët janë arrestuar për akte terroriste kundër vendit tonë, dhe kjo është arsyeja përse ndaj tyre veprojnë të tjera ligje", tha Rumsfeld.
XS
SM
MD
LG