Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush, ka urdhëruar që të bëhen publike të dhënat e tij personale gjatë kohës që ka kryer shërbimin ushtarak.
Demokratët amerikanë e kanë kritikuar presidentin Bush se ai nuk i ka kryer detyrimet e tij, si anëtar i Gardës Kombëtare në vitet 1972 – '73.
Bush ishte aftësuar si pilot, por nuk shkoi asnjëherë në luftën e Vietnamit.
Akuzat ndaj Bushit janë ngritur derisa zgjedhjet presidenciale të nëntorit po afrohen.
XS
SM
MD
LG