Ndërlidhjet

FALLUXHA


Së paku 23 persona janë vrarë dhe mbi 35 të tjerë janë plagosur pas sulmit të sotëm në një nga qendrat e policisë dhe Trupave Mbrojtëse të Irakut në qytetin e Falluxhës.
Fillimisht kryengritësit sulmuan me granata policinë vendore, duke mundësuar lirimin e një numri të burgosurish. Një nga policët e mbijetuar irakianë pas incidentit ka deklaruar:
"Ata kanë hedhur granata në drejtimin tonë, derisa njerëzit tanë i janë kundër-përgjigjur. Ne u përpoqëm t'i viheshim pas, por nga dy automjete filluan të qëllonin drejt nesh."
Në qendrën e Trupave Mbrojtëse në qytetin e Falluxhës u sulmua dy ditë më parë dhe komandanti i trupave amerikane për Lindjen e Mesme, gjeneral John Abizaid.
Falluxha është qytet 50 kilometra larg Bagdadit dhe njihet si qendra e rezistencës kundër forcave të koalicionit në Irak.
XS
SM
MD
LG