Ndërlidhjet

BAGDAD


Është përuruar sot në Bagdad Ministria e të Drejtave të Njeriut.
Diplomati amerikan Paul Bremer, që është njëherësh dhe administratori civil i Irakut, ka deklaruar në ceremoninë e hapjes se kjo ministri është dëshmi se forcat e koalicionit vepruan drejt.
"Zoti Ministër, ju e dini se në vendin tim, në vende të tjera dhe në Evropë po zhvillohet debati nëse koalicioni bëri atë që ishte e drejtë në operacionin për clirimin e Irakut nga Sadami. Dhe unë jam i bindur se në muajt dhe vitet që vijnë, puna e kësaj ministrie do t'i japë përgjigje të vendosur kësaj pyetje", tha Bremer.
XS
SM
MD
LG