Ndërlidhjet

KUVAJT


Iraku dhe 6 vendet fqinje bënë thirrje për një rol qendror të Kombeve të Bashkuara pas luftës në vend dhe bartje të shpejtë të pushtetit tek irakienët.
Në deklaratën pas samitit në Kuvajt, Iraku Jordania, Siria, Arabia Saudite, Turqia, Irani dhe Kuvajti, kërkuan eliminimin e "të gjitha grupeve terroriste dhe të armatosura", të cilat nga territori i Irakut i kërcënojnë shtetet fqinje.
Deklarata e pasoi thirrjen e ministrit të Jashtëm irakien Hoshyar Zebari, për "masa të vendosura" për pengimin e infiltrimit të të huajve, pas vrasjes së 23 njerëzve të shtunën në Fallujah.
XS
SM
MD
LG