Ndërlidhjet

MOSKË


Invazioni në Afganistan ishte gabim politik i ndërlidhur me qasjen ideologjike që Bashkimi Sovjetik kishte në politikën e jashtme, deklaroi ish lideri sovjetik Mikhail Gorbatchev në 15 vjetorin e ndërhyrjes ushtarake në Afganistan.
Gorbatchev tha se Moska vendosi t'i tërheqë trupat pas 10 vjetësh, meqë invazioni e minoi besimin te sovjetikët në botë, si dhe shkaku i viktimave të shumta dhe çmimit të lartë.
Lufta i mori jetët rreth 15 mijë ushtarëve sovjetikë, dhe u dha hov ekstremistëve islamikë, siç ishte grupi i Osama bin Ladenit.
Ndërkohë, në 15 vjetorin e invazionit sovjetik, forcat e Aleancës Veriore të Afganistanit sot dorëzuan një sasi të konsiderueshme të armatimit të rëndë, si pjesë e programit kombëtar për çarmatimin.
XS
SM
MD
LG