Ndërlidhjet

KUVAJT


Ministri i jashtëm i Irakut, Hoshiar Zebari, ka deklaruar se do të jetë "shumë e vështirë të mbahen zgjedhjet përpara transferimit të pushtetit që do të realizohet deri në fund të qershorit". Zebari ka theksuar se ky është dhe mendimi i misionit të Kombeve të Bashkuara, që vizitoi Irakun.
Në të tjera zhvillime, ministrat e jashtëm të Irakut dhe vendeve fqinje me të, kanë kërkuar nga Kombet e Bashkuara që të luajë një rol më të madh në Irakun e pas luftës.
Konferenca dy ditore që u zhvillua në Kuvajt, arriti në përfundimin se Kombet e Bashkuara mund të ndihmojnë irakianët në hartimin e projekt kushtetutës së re.
Takimi u zhvillua derisa ka pasur rritje të numrit të sulmeve nga kryengritësit në Irak.
XS
SM
MD
LG