Ndërlidhjet

PRISHTINË/PRIZREN


Në Prizren dhe Prishtinë, sot herët në mëngjes janë arrestuar Selim Krasniqi dhe 7 persona të tjerë, që sipas zyrtarëve të UNMIK-ut dyshohen për vepra serioze penale. Mësohet se të gjithë janë pjesëtarë të TMK-së. Agjencia Asossieted Press pohon se "Selim Krasniqi është një nga komandantët rajonal të Trupave Mbrojtëse të Kosovës. Selim Krasniqi është arrestuar nga policia e UNMIK-ut dhe forcat e KFOR-it. Deri më tash nuk ka informacione tjera rreth këtij arrestimi.
XS
SM
MD
LG