Ndërlidhjet

logo-print

HAGË


Prokurorja e Gjykatës së Hagës për ish-Jugosllavinë, Carla Del Ponte, në një intervistë për Agjencinë Franceze të lajmeve, AFP, ka deklaruar se po hetohen dy raste për krime lufte në Kosovë, gjatë viteve 1998 – '99, ku të akuzuar janë shqiptarë të Kosovës.
Sipas zonjës Del Ponte, ajo ka hasur në vështirësi në rastet në fjalë për shkak të tërheqjes së bashkësisë ndërkombëtare.
"Kur bëhet fjalë për dëshmitarë apo dokumente si nga Beogradi ashtu dhe nga bashkësia ndërkombëtare ka ngurrim", tha Del Ponte në intervistën për AFP-në.
Deri tani tre shqiptarë janë arrestuar nga Gjykata e Hagës dhe asnjë prej tyre nuk ka pranuar akuzat.
XS
SM
MD
LG