Ndërlidhjet

BAGDAD


Derisa mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme duket e pamundur, Këshilli i Përkohshëm Qeverisës i Irakut, po përqëndrohet në gjetjen e mënyrave për transferimin e pushtetit nga amerikanët tek vendorët.
Këshilli po shqyrton përbërjen e strukturave drejtuese, që do të marrin pushtetin deri në fund të qershorit të këtij viti.
Nga ana tjetër forcat e koalicionit kanë liruar pas nëntë muajsh të mbajtjes në arrest ish kryetarin e parlamentit të Irakut gjatë kohës së Sadam Huseinit.
Në të tjera zhvillime Kina ka dërguar një ekip diplomatësh në Irak, e para vizitë që nga përfundimi i luftës atje.
Sipas burimeve zyrtare kineze, qëllimi i vizitës është "zhvillimi i mardhënieve miqësore mes dy popujve".
XS
SM
MD
LG