Ndërlidhjet

BAGDAD


Dy ushtarë amerikanë dhe tre civilë irakianë humbën jetën në tre incidente të ndara, gjatë ditës në Irak.
Pesë ushtarë amerikanë dhe tre civilë vendas u lënduan në këto incidente.
Gjenerali amerikan, Mark Kimmit, tha se një shpërthim ka ndodhur pranë një shkolle fillore, ndërsa në një tjetër shkollë ushtarët amerikanë hoqën një bombë të vendosur në afërsi të objektit.
Po sot forcat e koalicionit kanë liruar nga arresti Sadun Hamadin, ish kryetar i parlamentit dhe zyrtar i Partisë Baathe.
XS
SM
MD
LG