Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Arrestimet e gjeneralit Selim Krasniqi dhe tre eprorëve të lartë të TMK-së e goditën edhe një herë drejtësinë në Kosovë, të cilën kurrë nuk mund ta vendosin bashkëpunëtorët e Millosheviqit, thuhet në reagimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Sipas kësaj partie, ky dhe veprimet tjera të tilla janë në vazhdën e eksperimenteve me drejtësinë që po bëhen në Kosovë.
Po të kishte drejtësi, do duhej arrestuar udhëheqësi, mbështetësi dhe nxitësi i të gjitha situatave destabilizuese dhe bandave kriminale në Kosovë Nebojsha Çoviqi, e jo luftëtari i lirisë, gjenerali Selim Krasniqi, pohon Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG