Ndërlidhjet

TEHERAN


Reformatorët e Iranit e paralajmëruan presidentin Mohamed Khatami se ekziston një hendek i madh ndërmjet popullit dhe regjimit, para zgjedhjeve parlamentare të së Premtes.
Letra e mbi 100 reformatorëve u bë publike në ditën kur fituesja e Çmimit Nobël për Paqe Shirin Ebadi tha se nuk do të votojë.
"Besoj që duhet të votojmë për njerëzit që i njohim. Meqë nuk pashë asnjë të njohur, madje as në Teheran, nuk do të votoj fare", tha Ebadi.
Shumë grupe pro reformatore gjithashtu bënë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve shkaku i skualifikimit të mbi 2.500 kandidatëve reformatorë.
XS
SM
MD
LG