Ndërlidhjet

BAGDAD


Dy makina-bombë kanë shpërthyer sot në qytetin Hilla të Irakut duke lënë të vdekur së paku dy irakien. Makinat kanë shpërthyer në bazën ushtarake, ku janë të vendosura forcat polake, ka thënë zëdhënësi i kësaj baze, Robert Strzelecki, për të shtuar se " dy civil irakien janë vrarë, ndërkaq 52 të tjerë janë plagosur përfshier këtu 6 ushtarë polak, një hungarez dhe një ushtarë amerikan. Sulmi erdhi vetëm një ditë pasi që forcat e Shteteve të Bashkuara publikuan listën me 32 emra të personave të dyshuar për udhëheqje të kryengritësve në Irak.
XS
SM
MD
LG