Ndërlidhjet

logo-print

BANGOK


Zyrtarë tajlandez kanë raportuar për vdekjën e personit të shtatë nga gripi i shpezëve në Tajlandë, duke e çuar kështu në 21 numrin e viktimave nga kjo epidemi në 8 shtete aziatike. Viktima e fundit është një djalosh 4 vjeçar. Nga 9 raste të dyshuara me gripin e shpezëve në Tajlandë, vetëm 2 kanë dalur pozitiv. Ndërkohë zyrtarë japonezë do të kontrollojnë sot fermat e shpezëve në këtë vend, pas paraqitjes së djeshme të dy rasteve të reja me këtë epidemi, vetëm një ditë përpara se qeveria japoneze të deklaronte se nuk është më e rrezikuar nga gripi i shpezëve.
XS
SM
MD
LG