Ndërlidhjet

BAGDAD


Dy sulmues e hodhën veten në erë para një baze të koalicionit në jug të Bagdadit, duke vrarë 11 njerëz dhe plagosur dhjetra të tjerë.
Zyrtarë të Autoritetit të Përkohshëm thanë se nga shpërthimi në Hila u plagosën 31 irakienë dhe disa ushtarë të huaj, kryesisht hungarezë dhe polakë.
Zëdhënësi i forcave polake, koloneli Robert Strzelecki tha se kamionët i afroheshin Kampit Babilon, kur rojet hapën zjarr. Sipas tij, nga shpërthimi u plagosën rreth 20 ushtarë, ndër ta dhe një ushtar amerikan.
XS
SM
MD
LG