Ndërlidhjet

UASHINGTON


Senatori demokrat John Kerry e fitoi edhe një garë partiake, në përpjekjet për të sfiduar presidentin George Bush në zgjedhjet e Nëntorit.
Kerry fitoi në shtetin Wisconsin pak më shumë se senatori John Edwards.
Ish guvernatori i Vermontit Howard Dean ishte i treti.
Duke falënderuar votuesit, John Kerry tha:
"Motoja e shtetit Wisconsin është 'Përpara'. Dua të falënderoj shtetin Wisconsin që e ndihmoi kauzën dhe fushatën në këtë shtet të madh", tha Kerry, i cili deri tani ka fituar 15 nga 17 garat partiake.
Garat e ardhshme mbahen më 2 Mars në shtetet Nju Jork dhe Kaliforni.
XS
SM
MD
LG