Ndërlidhjet

BRUKSEL


Në një fjalim në Parlamentin Evropian, kryeministri palestinez Ahmed Qurei bëri thirrje për trupa ndërkombëtare për ruajtjen e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve, nëse Izraeli tërhiqet nga Rripi i Gazës.
Ndërkohë në Gjenevë, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se barriera izraelite e sigurisë në Bregun Perëndimor e cënon të drejtën ndërkombëtare humanitare, i copton territoret palestineze dhe ilegalisht i ndan palestinezët nga toka e tyre.
XS
SM
MD
LG