Ndërlidhjet

TIRANË


Do të punojmë me përkushtim me qëllim që t'u japim kosovarëve fatin e jetës së tyre. Këtë deklarim e bëri sot në Tiranë kryeadministratori i Kosovës Harri Holkeri përpara takimit që pati me Presidentin e Shqipërisë Alfred Moisiu.
Lidhur me statusin përfundimtar të Kosovës, shefi i UNMIK-ut tha se rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara paraqet shumë qartë se Këshilli i Sigurimit është ai që do të vendosë për statusin final të Kosovës.
Ndërkaq, presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu tha se zgjidhja e statusit përfundimtar të Kosovës do të ndihmojë ndjeshëm në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.
XS
SM
MD
LG