Ndërlidhjet

TEHERAN


Të paktën 183 njerëz e humbën jetën dhe rreth 260 u plagosën nga shpërthimi i vagonëve të një treni që transportonte materie kimike në Iranin verior.
Zyrtarët lokalë në provincën Khorassan thanë se aksidenti ndodhi kur 51 vagonat që ishin të mbushur me sulfur, benzinë dhe plehra kimikë, u rrokullisën dhe filluan të shkatërrohen.
Zjarrfikësit dhe vëzhguesit ishin tubuar në vendin e ngjarjes, në kohën kur shpërtheu një zjarr i vogël, i cili më pas shkaktoi shpërthime vargore të vagonëve.
Agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA njoftoi se nga shpërthimet janë dëmtuar rëndë 5 fshatra afër qytetit Neyshabour.
XS
SM
MD
LG