Ndërlidhjet

UASHINGTON


Hoëard Dean e përfundoi fushatën për nominimin e demokratëve për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
Dean u tërhoq nga gara pasi e zuri vendin e tretë në votimet në Ëisconsin. Kjo ishte disfata e tij e 17-të.
Dean tha se nuk do të garojë për president, por e mbështeti kandidatin demokrat që do të zgjidhet.
"Nuk do të garoj si kandidat i pavarur apo i ndonjë pale të tertë, dhe u bëj thirrje mbështetësve të mij të mos ngurrojnë të mbështesin kandidatin tjetër. Kryesorja është në Nëntor ta mundim George Bushin", tha Dean.
Garën partiake në Ëisconsin e fitoi senatori John Kerry, ndërsa i dyti u radhit senatori John Edëards.
Kerry deri tani fitoi 15 nga 17 garat partiake.
Votimet e ardhshme mbahen më 2 Mars në Nju Jork dhe Kaliforni.
XS
SM
MD
LG