Ndërlidhjet

BERLIN


Liderët e Francës, Britanisë dhe Gjermanisë i diskutuan mënyrat e ndryshme të nxitjes së reformave ekonomike në Bashkimin Evropian.
Pas takimit në Berlin, kancelari gjerman Gerhard Schroeder, kryeministri britanik Tony Blair dhe presidenti francez Jacques Chirac, i hodhën poshtë shqetësimet e disa liderëve evropianë, se synojnë dominimin me politikat e unionit.
Kryeministri britanik deklaroi:
"E dijmë se ka njerëz në Evropë që janë të shqetësuar nga pasiguria, nga pasojat e globalizimit. Diskutimet tona kanë të bëjnë me reformat ekonomike dhe ndryshimet e vërteta në Evropë, që qytetarët tanë të përgatiten për botën, e cila ndryshon", tha Tony Blair.
XS
SM
MD
LG