Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtëpia e Bardhë i ka përsëritur akuzat se Irani zhvillon program të armëve bërthamore, nën maskën e zhvillimit të energjisë bërthamore për qëllime paqësore.
Zëdhënësi Scot McClellan deklaroi:
"Vendi me shumë rezerva të naftës dhe gazit, si Irani, nuk ka nevojë legjitime për energji bërthamore. Për të patur besim të plotë në programin bërthamor, Irani duhet të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit dhe aktivitetet përcjellëse", tha McClellan.
Irani i ka mohuar akuzat. Ministria e jashtme në Teheran tha se aktivitetet bërthamore "janë krejtësisht paqësore".
Ndërkohë raportohet se Agjencia Ndërkombëtare Bërthamore, në Iran ka zbuluar komponenta të padeklaruara që janë kompatibile me modelet centrifugale të uraniumit të pasuruar.
XS
SM
MD
LG