Ndërlidhjet

logo-print

PRAGË


Gjermania ka vullnetin për të dërguar trupa speciale në Afganistan, si pjesë e misionit paqeruajtës të drejtuar nga NATO-ja. Kështu ka deklaruar ministri gjerman i Mbrojtjes, Peter Struck, i cili gjendet për vizitë në Republikën Ceke.
Deri tani Gjermania ka 250 trupa në Afganistan. Ndërkaq duke folur për Irakun Struck tha:
"Sa i përket Irakut, shpresoj që së shpejti do të ketë ndryshime në qeveri dhe se qeveria që do të zgjidhet do të lejojë përfshirjen e bashkësisë ndërkombëtare në Irak. Por nëse nuk do ketë ndryshime serioze, atëherë nuk shoh ndonjë mundësi për përfshrijen e Gjermanisë në Irak."
XS
SM
MD
LG