Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Louise Arbour është emëruar si komisionere e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut.
Arbour, anëtare e gjyqit suprem të Kandasë, ka qenë kryeprokurore e Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e Luftës në ish-Jugosllavi. Ka qenë Arbour, ajo që ka ngritur aktakuzën ndaj Sllobodan Millosheviqit, gjatë kohës që ai ishte president.
Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë vlerësuar emërimin e Arbour në këtë detyrë.
Loise Arbour ka marrë postin e Sergio Verra de Mello, i cili u vra gushtin e kaluar në Bagdad.
XS
SM
MD
LG