Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush edhe sot ka këmbëngulë se përmbysja e ish liderit të Irakut, Saddam Hussein ishte një vendim i drejtë, sepse raportet e agjencive të zbulimit kishin treguar se ai kishte armatim kimik dhe biologjik dhe se synonte edhe armatim bërthamor. "Duke i parë këto informata të zbulimit, administrata ime e pa kërcënimin" – tha presidenti Bush në fjalimin e tij javor në Radio. Ai mëtutje tha se Shtetet e Bashkuara nuk ishin të vetmuara në besimin se Saddam Husseini, në atë kohë, paraqiste rrezik. "Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara poashtu kishte parë kërcënim nga këto informata të zbulimit" – tha presidenti amerikan, George Bush.
XS
SM
MD
LG