Ndërlidhjet

TEHERAN


Këshilli i Lartë i Iranit ka përshëndetur, siç është thënë, "pjesëmarrjen e gjërë" në zgjedhjet e djeshme kundërthënëse në Iran. Megjithatë, mbetet e paqartë se sa votues dolën në zgjedhje. Aktualisht konservatorët e Iranit thonë se shpresojnë se do ta kenë shumicën në Parlamentin prej 290 deputetësh. Politikanët reformistë kishin ftuar për bojkot të këtyre zgjedhjeve pasi Këshilli i Lartë i Iranit u kishte ndaluar pjesëmarrjen në listat për deputetë afro 2400 kandidatëve proreformistë. Rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve priten të shpallen nesër.
XS
SM
MD
LG