Ndërlidhjet

logo-print

JERUSALEM


Një sulmues vetëvrasës e hodhi veten në erë bashkë me 7 njerëz të tjerë, ndërsa plagosi mbi 60 veta në sulmin në një autobus në Jerusalem.
Shpërthimi e ndau përgjysmë autobusin, ndërsa gjymtyrët e shkëputura dhe copëzat e metalit u hodhën qindra metra larg vendit të ngjarjes.
Përgjegjësinë e mori grupi militant palestinez Al-Aqsa.
Kryeministri palestinez Ahmed Qorei e dënoi shpërthimin.
"I hedhim poshtë aktet e tilla që në shënjestër kanë civilët, qofshin palestinezë apo izraelitë. Kjo është kundër interesave të palestinezëve", tha Qorei.
Sulmi ndodhi një ditë para seancës dëgjimore në gjykatën ndërkombëtare rreth ligjshmërisë së barierës së sigurisë, që Izraeli e ndërton në Bregun Perëndimor.
Zëdhënësi i qeverisë Dore Gold tha: "Ka lidhje direkte logjike ndërmjet sulmit të sotëm në Jerusalem dhe asaj që po ndodh në Hagë. Organizatat palestineze duan ta ruajnë të drejtën e tyre për ta vazhduar luftën e terrorizmit kundër popullit të Izraelit. Por, njëkohësisht shpresojnë se Gjykata Ndërkombëtar do t'ia mohojë Izraelit të drejtën për t'i mbrojtur njerëzit e vet".
XS
SM
MD
LG