Ndërlidhjet

IRAK


Vizita e sekretarit amerikan të mbrojtjes Donald Ramsfeld në Irak është shoqëruar me një sulm tragjik. 10 persona kanë vdekur dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur gjatë shpërthimit të një automjeti bombë në qytetin irakian Kirkuk. Zyrtarët e policisë irakiane thanë se shumica e viktimave ishin policë. Sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld, i cili mbërriti në Bagdad pak pas shpërthimit, ka patur një takim me zyrtarët ushtarakë amerikanë dhe pjesëtarë të forcës së re të sigurisë të Irakut, që përgatitet nga forcat amerikane.
XS
SM
MD
LG