Ndërlidhjet

BRUKSEL


Forcat e NATO-s kanë bërë c'është e mundur që të kapin të akuzuarit për krime lufte në Ballkan, ka deklaruar shefi i Aleancës Veri-Atlanitke Jaap De Hoop Scheffer.
Më tej ai ka shtuar se "është i papranueshëm fakti që Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladic janë ende të lirë".
Scheffer ka theksuar se Karaxhiq dhe Mlladic mund të fshihen, por nuk mund të fshihen përgjithmonë.
Këto deklarata vijnë pas atyre të kryeprokurores, Carla del Ponte, se NATO-ja dhe Bashkimi Evropian nuk po bëjnë sa duhet për të arrestuar të akuzuarit për krime lufte.
XS
SM
MD
LG