Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush, ka mbrojtur politikat e tij në një fjalim të mbajtur në Uashington. Bush në këtë fjalim ka kritikuar kandidatin demokrat, senatorin John Kerry, i cili duket se do të fitojë nominimin e demokratëve për garën presidenciale të nëntorit. Kjo shënon dhe hapjen e fushatës zgjedhore nga presidenti Bush.
Në mes të tjerash në fjalën e tij Bush deklaroi:
"E ardhmja jonë varet dhe nga udhëheqja e Amerikës në botë. Momenti për fitoren e lirisë është i madh, por po përballemi edhe me sfida të mëdha. Al-Kaeda është e lënduar, por jo e shkatërruar. Terroristë ka ende në Afganistan dhe Irak. Nëse Amerika tregon pasiguri dhe dobësi kjo do ta cojë botën në tragjedi."
Ndërkaq në të tjera zhvillime presidenti amerikan George Bush ka thënë se është shumë i zhgënjyer me zgjedhjet e fundit paralmentare në Iran.
Presidenti amerikan ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbështesin synimet e popullit të Iranit që të jetojnë në liri.
XS
SM
MD
LG