Ndërlidhjet

TASHKENT


Shtetet e Bashkuara nuk planifikojnë të ngrejnë baza të përhershme në Azinë Qëndrore, ka deklaruar shefi i Pentagonit, Donald Rumsfeld, gjatë një vizite në Uzbekistan.
"Ne nuk kemi plane të vendosim baza të përhershme në këtë pjesë të botës. E kemi diskutuar këtë cështje me një numër miqsh dhe aleatësh dhe bëhet fjalë për vende ku Shtetet e Bashkuara dhe vendet e koalicionit në mënyrë periodike të kenë qasje dhe mbështetje", tha Rumsfeld.
Uzbekistani ka ofruar bazat ushtarake për Uashingtonin gjatë ndërhyrjes në Afganistan.
XS
SM
MD
LG