Ndërlidhjet

HAGË


Prokuroria e Gjykatës së Hagës do të përmbyllë sot paraqitjen e rastit të Sllobodan Millosheviqit. Burimet e prokurorisë bëjnë të ditur se mbyllja e paraqitjes së akuzës po bëhet tani për të mënjanuar shtyrjen e mëtejshme të gjykimit të Millosheviqit.
Pas përfundimit të akuzës do ketë tre muaj pushim për të rifilluar me mbrojtjen. Millosheviqi do të vetmbrohet përballë 66 akuzave për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid gjatë luftërave në Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci.
XS
SM
MD
LG