Ndërlidhjet

logo-print

HAGË


Prokuroria e Gjykatës së Hagës i ka dhënë sot fund zyrtarisht paraqitjes së rastit të Sllobodan Millosheviqit.
"Prokuroria vendosi sot të mbyllë rastin, pasi kemi vetëm dy ditë në dispozicion dhe fare pak dëshmitarë, dhe ne nuk dëshironim, që gjyqi i Millosheviqit të pësonte shtyrje të mëtejshme duke pasur parasysh që kryegjyqtari Richard May dhe i akuuari janë sëmurë", deklaroi sot në Hagë, Florence Hartmann, zëdhënësja e kryeprokurores Carla Del Ponte.
Gjyqi do të rifillojë pas tre muajsh, kohë kur Millosheviqi do të fillojë mbrojtjen e tij ndaj 66 akzuave të ngritura për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjencocid gjatë luftërave në Kosovë, Bosnjë e Kroaci.
XS
SM
MD
LG