Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Policia e Kombeve të Bashkuara i ka cilësuar vlerësimet e mediave serbe në Beograd, me rastin e vrasjes së dy pjesëtarëve të komunitetit serb të enjten e kaluar në Lypjan, si propagandë politike, gënjeshtra dhe dezinformata. Zëdhënësi i policisë, Derek Chapell ka thënë se gënjeshtra janë edhe njoftimet e shpeshta në mediat serbe se për cdo pjesëtar të komunitetit serb të përfshirë në ndonjë incident fajtorë janë të ashtuquajturit terroristët shqiptarë. Zoti Chapell tha se të vërteta janë vetëm faktet që flasin për përmirësim relativisht të dukshëm të situatës së sigurisë, që përshkohet me incidente të kohëpaskohshme ndëretnike të intensitetit të ulët.
XS
SM
MD
LG