Ndërlidhjet

SAN ANTONIO, SHTETET E BASHKUARA


Ish inspektori amerikan i armatimit, David Kay tha mbrëmë vonë se presidenti George Bush, ndoshta ka qenë selektiv lidhur me faktet që ai i ka përdorë për çështjen e fillimit të luftës në Irak. Ai mëtutje tha se pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001, çdo president amerikan do të ishte thellësisht i shqetësuar lidhur me Saddam Huseinin. David Kay, që gjatë muajit të fundit dha dorëheqje nga posti i shefit të inspektorëve të armatimit të Shteteve të Bashkuara në Irak, tha se edhe ai vetë, para se të filloj lufta, kishte besuar se Saddam Husseini kishte armatim kimik dhe biologjik dhe poashtu edhe program të armatimit bërthamor.
XS
SM
MD
LG