Ndërlidhjet

BRUKSEL


Ngushëllimet e e tyre për vdekjën e presidentit maqedonas Boris Trajkovski, i kanë shprehur sot edhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian. Shefi i diplomacisë evropiane Javier Solana ka thënë se, "Trajkovski hapi rrugën e ndryshimeve për vendin e tij në mënyrë që t'a sillte më pranë Bashkimit Evropian. Ndërsa kryetari i komisionit Evropian Romano Prodi tha se "është një ditë e trishtuar për rajonin e Ballkanit, për integrimin e të cilit ai ka bërë shumë përpjekje. Është një ditë e trishtuar dhe për Evropën që humbi një mik dhe mbështetës të vlerave të tolerancës, mbi të cilat Unioni është krijuar", ka thënë Prodi.
XS
SM
MD
LG