Ndërlidhjet

BAGDAD


I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Irakun, ka thënë sot se situata e sigurisë në këtë vend është përkeqësuar që nga vizita e tij e fundit qershorin e kaluar. Ross Mountain, i cili mbrëmë vonë arriti në Bagdad, ka thënë se "Kombet e Bashkuara duhet të presin që situata e sigurisë të përmirësohet përpara kthimit të ekipit të OKB-së në Irak". Mountain, ka shkuar në Bagdad, për të diskutuar rreth përgaditjeve për konferencën e ardhshme të donatorëve për Irakun.
XS
SM
MD
LG