Ndërlidhjet

MOISIU DËRGON NGUSHËLLIME PËR VDEKJEN E TRAJKOVSKIT


Alma Çupi, Tiranë

Presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu i shprehu sot ngushëllimet familjes dhe popullit të Maqedonisë për vdekjen e presidentit Boris Trajkovski.
U trishtova dhe u hidhërova kur mora vesh për vdekjen tragjike të presidentit Trajkovski, tha presidenti Alfred Moisiu. " Sigurisht është një humbje e madhe për Maqedoninë dhe për qytetarët e saj. Është një humbje e madhe për familjen, të cilën unë e ngushëlloj nga zemra për këtë fatkeqësi të papritur të humbjes së bashkëshortit dhe të babait në një moshë kaq të re në kulmin e aktivitetit të tij. Dëshiroj gjithashtu t'i shpreh ngushëllimet e mia personale në emër të gjithë popullit shqiptar personaliteteve të Maqedonisë dhe popullit maqedonas".
Presidenti Moisiu tha më tej se presidenti Trajkovski ka qenë miku i tij personal dhe vlerësoi marrëdhëniet me të në interes të paqes dhe stabilitetit për të dyja vendet
"Unë kam patur marrëdhënie shumë të mira me të në interes të zhvillimit, të mirëkuptimit, të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe midis dy vendeve tona."
Një vlerësim të veçantë presidenti Moisiu dha në lidhje me kontributin e dhënë nga presidenti Trajkovski për zgjidhjen e problemeve shqetësuese ndëretnike në Maqedoni.
XS
SM
MD
LG