Ndërlidhjet

UASHINGTON/ BRUKSEL


Duke shprehur keqardhje për vdekjen e presidentit maqedonas Boris Trajkovski, sekretari i Shteteve të Bashkuara Kolin Pauell tha se "Trajkovski ishte një mik i mirë i Shteteve të Bashkuara".Pauell kujtojë kohën kur ai mori detyrën e sekretarit të shtetit në vitin 2001, dhe një nga çështjet primare, ishte kriza në Maqedoni. Pauell tha ke këtë rast se "presidenti i asaj kohe, që po përballej me vështërsi dhe me një tension të jashtëzakonshëm se si të zgjedhen problemet, ishte Boris Trajkovski, i cili vazhdoi duke punuar në zgjidhjën e problemeve të Maqedonisë deri në pikën që Maqedonia të qëndroi mbi themele stabile", ka thënë Pauell. Ngushëllimet e tyre për vdekjen e presidentit maqedonas, i kanë shprehur sot edhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian. Shefi i diplomacisë evropiane Javier Solana ka thënë se, "Trajkovski hapi rrugën e ndryshimeve për vendin e tij në mënyrë që t'a sillte më pranë Bashkimit Evropian. Ndërsa kryetari i komisionit Evropian Romano Prodi tha se "është një ditë e trishtuar për rajonin e Ballkanit, për integrimin e të cilit, Trajkovski, ka bërë shumë përpjekje. Është një ditë e trishtuar dhe për Evropën që humbi një mik dhe mbështetës të vlerave të tolerancës, mbi të cilat Unioni është krijuar", ka thënë Prodi.
XS
SM
MD
LG