Ndërlidhjet

SHKUP


Trupat e pajetë të kryetarit të Maqedonisë, Boris Trajkovski dhe të anëtarëve të tjerë të delegacionit maqedonas, që dje pësuan në përplasjen e aeroplanit të tyre, gjatë fluturimit për në Mostar të Bosnjë-Hercegovinës, me gjasë, të dielën do të barten për në Shkup, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Sasho Çollakovski. Ai mëtutje ka thënë se në vendin e ndodhjes së përplasjes së aeroplanit po vazhdon puna në identifikimin e personave që humbën jetën. Më herët gjatë ditës, zyrtarja maqedonase, Roksanda Kërstevska ka deklaruar se janë gjetur trupat e të gjithë udhëtarëve dhe "kutija e zezë" e aeroplanit.
XS
SM
MD
LG