Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, pas takimit të sotëm në Shtëpinë e Bardhë, me kancelarin gjerman, Gerhard Schroeder, tha se marrëdhëniet e tij me liderin gjerman ishin të mira përkundër dallimeve nga e kaluara lidhur me Irakun. Zoti Bush, pos tjerash, tha se Gjermania mbetet një aleat i rëndësishëm amerikan.
- Ne të dy jemi të përkushtuar që dallimet ndërmjet nesh ti lëmë pas dhe të lëvizim përpara. Gjermania është një vend i rëndësishëm dhe ka një rol të rëndësishëm në Evropë. Prandaj është esenciale që Amerika të ketë marrëdhënie të mira me Evropën.
Kancelari gjerman, Gerhard Schroeder theksoi vazhdimësinë e partneritetit gjermano-amerikan. Ai potencoi Ballkanin si fushën kryesore të bashkëpunimit. Ishte kjo vizita e parë e kancelarit Shrëder në Shtëpinë e Bardhë në dy vitet e fundit.
XS
SM
MD
LG